Gangsteri shqiptar përqesh ligjin britanik nga burgu: Vetëm femrat na mungojnë

Një gangster shqiptar ka postuar fotografi të vetes nga burgu duke qeshur dhe duke shkruar me shaka: “E vetmja gjë që më mungon është një prostitutë”.

Tristen Asllani ishte një nga tre anëtarët e bandës që u burgosën për një total prej 42 vjetësh në vitin 2016, pasi u gjetën me një mitraloz dhe 6 milion paund drogë.

Ai ka arritur që të krijojë një llogari në Instagram duke përdorur një telefon të kontrabanduar dhe ka postuar fotografi të tij duke treguar muskujt dhe duke dëgjuar radio brenda burgut, transmeton “SOT”.

Asllanit iu dha një dënim 25-vjeçar për të furnizim me drogë, vozitje të rrezikshme dhe posedimin e armëve të zjarrit.

Ai u fotografua gjatë arrestimit të tij, teksa u kap pasi u rrëzua me një makinë në përpjekje për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë.

Detektivët më vonë i gjetën një pistoletë Skorpion të pajisur me një silenciator, 21 kilogramë kokainë dhe 16 kilogramë kanabis.

Telefonat nuk lejohen në burgjet britanike, por kriminelët ia kanë dalë që t’i kenë ato dhe të krijojnë llogari në rrjetet sociale dhe Asllani nuk është rasti i parë.

Një zëdhënës i Shërbimit të Burgjeve tha sot se “kjo sjellje është krejtësisht e papranueshme”.

“Ata që thyejnë rregullat e burgjeve do të përballen me dënime të ashpra, duke përfshirë edhe kohë shtesë pas hekurave”.

“Jemi duke ndërmarrë veprime vendimtare për të gjetur dhe bllokuar celularin në burg, duke përfshirë një investim prej 2 milionë paund për të bllokuar sinjalet e telefonisë celulare”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme