Gani Geci: Mora 32 mijë marka nga Bujar Bukoshi dhe i ndamë tetë veta, nuk kishim kulm mbi kokë

sh-ushtari i UÇK-së, Gani Geci, ka thënë se i ka marrë 32 mijë marka nga fondi i 3%-shit, i organizuar nga ish-kryeministrit në ekzil, Bujar Bukoshi, të cilat më pas i ka ndarë me tetë persona.

Geci, i ftuar në emisionin ‘Personale’ thotë se arsyeja përse kishte marrë këto para ishte varfëria.

“Më ka mësuar Hafiz Gagica si mund t’i marrë ato të holla me arsyetimin e shpenzimeve. Ne e kemi mbrojtur institucionin Presidentit e Kosovës. Kam shkuar te zyra e Bujar Bukoshit dhe kam kërkuar këto të holla. Bujar Bukoshi më ka treguar derën pasi unë i thashë se ju keni xhipa ndërsa ne nuk kemi as kulm mbi kokë. Në atë kohë ka hyrë Isa Mustafa nga një derë tjetër dhe na dha ato të holla”, tha ai.

Ai, tutje ka bërë të ditur edhe emrat e personave me të cilët kishte ndarë këto para të marra.

“Ato para i kemi ndarë në tetë vende nga katër mijë euro. Katër mijë marka i ka marrë Besim Dajaku, katër mijë Xhevat Dajaku, Shani Geci, Afrim Geci , katër mijë Haxhia e katër mijë unë i kam marrë. Me këtë para ne kemi ndërtuar nga një shtëpi që nuk e kishim deri atëherë”, rrëfen ndër të tjera Gani Geci.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme