Ganiu: Burrat e BDI-së fshihen pas Danella Arsovskës

Kreu i Komunës së Çairit Visar Ganiu në një deklaratë për Alsat tha se kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska sulmon Çairin nën direktivat e zyrtarëve të BDI-së. Ai tha se për katër vjet Arsovska nuk ka realizuar projektet për të cilat kishte premtuar para qytetarëve dhe për të cilat siç tha Ganiu, të gjitha dokumentacionet janë dorëzuar me kohë. Ganiu tha se të gjitha projektet që duhej të realizoheshin në Çair u penguan nga ish Qeveria dhe zyrtarë të BDI-së.

“Zonja Arsovska ka marrë detyrën ta luan dhe ta sulmon Komunën e Çairit, për shkak se edhe një herë ta përsëris zyrtarë të BDI-së, apo burrat e BDI-së në gjuhën popullore janë fshehur pas zonjës Arsovska. Ato e kanë gjetur një strategji që zonja Arsovska të jetë në terren, ato të jenë në prapaskenë, nën hije janë njerëzit që i kemi përmendur disa herë”, deklaroi Visar Ganiu, Kryetar i Komunës së Çairit. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme