Ganiu paralajmëron një sërë projektesh infrastrukturore në Komunën e Çairit

Një sërë projektesh infrastrukturore janë paralajmëruar të realizohen nga Komuna e Çairit gjatë vitit 2025. Visar Ganiu tha se deri në përmbyllje të vitit planifikohen investime në vlerë prej 8.7 milionë euro ndërsa projektet që tashmë janë në proces realizimi në disa lagje të komunës arrijnë vlerën prej mbi 2.7 milionë euro. Sipas Ganiut, investimet kanë në fokus zhvillimin e infrastrukturës moderne, ndërtimin e çerdheve, përmirësimin e shërbimeve publike dhe krijimin e hapësirave të reja për banorët e Çairit. Objekte të reja të çerdheve do të ndërtohen në objektet tashmë ekzistuese “ Borëbardha” dhe “Vesëza”. BDI ka reaguar ndaj projekteve të paralajmëruara nga Komuna e Çairit duke theksuar se Ganiu duhet të përgjigjet se si u bë Çairi komunë e pabanueshme nga kaosi urban, nga papastërtia, nga mungesa e parkingjeve.

“Bëhet fjalë për dy çerdhe të reja që dukshëm atje do të dyfishohet kapaciteti i nxënësve. Duke ditur se komuna e Çairit është një komunë shumë e dendur dhe me një territor shumë të vogël, një ndër kërkesat e mëdha ka qenë të investohet në aspektin e çerdheve. Këtë po e bëjmë me këtë thirrje dhe mendoj se në këtë drejtim shumë do I zbusim kërkesat e prindërve për ti regjistruar fëmijët në çerdhe”, tha Visar Ganiu, kryetar i Komunës. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme