Nga 11 kandidatë të cilët ndodhen ditën e sotme në seancë dëgjimore në Komisionin e Posaçëm për garën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, deri më tani kanë prezantuar platformën dhe vizionin e tyre për radhat blu vetëm 8 prej tyre.
Aktualisht në seancën dëgjimore po prezanton platformën Pëllumb Seferi, i cili aktualisht mban postin e Drejtorit të Marrëdhënieve me Jashtë të Policisë së Shtetit.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se kanë mbetur për të prezantuar edhe Rebani Jaupi dhe Skënder Hida.
Sakaq, ditën e nesërme Komisioni i Posaçëm, i përbërë nga një zv.ministër i Brendshëm, Sekretari i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, do të caktojnë pikët për çdo kandidat.
Ai i cili do të fitojë më shumë pikë, do të propohet nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, që të nënshkruhet nga kryeministri Edi Rama.
Burimet për gazetarin konfirmojnë se propozimi i kandidatit me më shumë pikë do të bëhet ditën e premte më 27 shtator.