Ditën e sotme po zhvillohet seanca dëgjimore për 11 kandidatët të cilët po garojnë po postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ndërkohë nga ana tjetër, ministrat Ervin Hoxha dhe Ulsi Manja, janë parë nën shoqërinë e njëri tjetrit pranë ministrisë së Brendshme.
Sakaq, 11 kandidatët po shpalosin platformën e tyre përballë Komisionit të Posaçëm, i përbërë nga një zv.ministër i Brendshëm, Sekretari i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Këta të tre do të bëjnë vlerësimin e 11 garuesve, përmes pikëve.
Ai i cili do të fitojë më shumë pikë do të jetë emri që ministri Hoxha do i propozojë kryeministrit Edi Rama si figurën e re të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
11 kandidatët që kanë arritur deri në këtë fazë janë:
Adriatik Tafçiu
Altin Mena
Ardian Çipa
Gentjan Shehaj
Idajet Faskaj
Ilir Proda
Lutfi Minxhozi
Neritan Nallbati
Pëllumb Seferi
Rebani Jaupi
Skënder Hita
Ndërkohë më datë 23 shtator, ministri Hoxha, në Komisionin e Sigurisë, zbuloi 4 të skualifikuarit:
Shemsi Prençi,
Ibrahim Disha,
Hajrulla Xhivini
Sami Rasha.
Procesi po monitorohet edhe nga ndërkombëtarët, misioni asistues policor ICITAP i SHBA dhe EU4LEA.