Gara presidenciale në Francë, Valls e Hamon në balotazh për të majtën

Rezultatet e para tregojnë se Manuel Valls, ish-kryeministri i majtë që drejtoi Francën pas sulmeve ekstremiste, do të përballet me ish-ministrin socialist Benoit Hamon, në balotazhin e zgjedhjeve paraprake të së majtës që do të mbahen më 29 janar.

Organizatorët e raundit të parë të votimit thanë se Hamon, kryeson me 35.2 për qind i pasuar nga Valls, me 31.6 për qind.

Votimi u mbyll në orën 19:00 dhe menjëherë më pas nisi numërimi i votave, për të përcaktuar dy emrat që do të shkonin në balotazh në një kohë kur në garë ishin plot shtatë kandidatë. 1.7 deri në 1.9 milionë vetë kanë marrë pjesë në votim në të gjithë vendin.

Partia Socialiste dhe aleatët e saj kishin shpresuar në një pjesëmarrje më të lartë për të krijuar një dinamikë që mund të fuqizonte fituesin që sipas sondazheve të opinionit publik nuk ka shumë shanse të fitojë zgjedhjet presidenciale të kësaj pranvere. /tch/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme