Gazetar: Miki Trajkovski
Rreth 500 pjesëmarrës, nxënës të shkollave të mesme dhe qytetarë, ishin pjesë e garës humanitare “Nga zemra vrapo, me zemër dhuro për Koçanin”, e cila u mbajt sot në Ohër. Gara humanitare, e organizuar nga Shkolla e Mesme “Shën Kirili dhe Metodiu”, kishte distancë prej tre kilometrash, nga fillimi i shëtitorës para “Harbor” deri te “Kuba Libre”. Pjesëmarrësit vrapuan si shenjë mbështetjeje për familjet e viktimave të zjarrit në diskotekën “Puls” në Koçan.
“Do të vrapojmë për të gjithë shokët dhe shoqet tona që humbën jetën në Koçan”, deklaroi Eser Miminovski – nxënës.
Nxënës nga shkollat e mesme të Ohrit, prindër, profesorë, studentë, punonjës të komunës, sot morën pjesë në garë humanitare me gjatësi 3 kilometra, për të mbështetur familjet e viktimave në tragjedinë e Koçanit. Nën moton “Nga zemra vrapo, me zemër dhuro për Koçanin“, në këtë ngjarje humanitare morën pjesë më shumë se 500 pjesëmarrës.
“Nxënësit e morën shumë rëndë, mund të them se ishin të prekur shumë nga ngjarja tragjike, por ja, edhe me këtë ngjarje duam të ndihmojmë. Nxënësit dhanë përgjigje të madhe, gara ishte masive dhe mendoj se do të mblidhen shumë mjete për t’i dhuruar atje ku ka më shumë nevojë”, tha Riste Jankoski – Drejtor i Shkollës së Mesme Ekonomike të Ohrit.
“Mesazhi që duam të përcjellim është se përmes sportit, humanizmi nuk ka kufij.“
Nxënësit dhe prindërit thonë se tragjedia në Koçan duhet të jetë paralajmërim për të gjithë, dhe se kurrë nuk duhet të harrohen viktimat nga diskoteka në Koçan”, tha Teodor Andonovski – Drejtor i NP “Burimet e Biljanës”.
“Neve si të rinj na preku tragjedia dhe prandaj synojmë të bëjmë diçka me të cilën do të mund të ndihmojmë ata që janë prekur, siç është kjo garë humanitare që po mbahet sot. Të gjitha shkollat e mesme janë të përfshira, disa me stande, disa duke vrapuar për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të mbledhur para për të prekurit”, u shpreh Ivana Koteska – nxënëse.
“Pas tragjedisë, të gjithëve na mbeti si shenjë që mund të jemi ne të ardhshmit, dhe për këtë arsye duam të nxisim ndërgjegjësimin tek njerëzit, që duhet të fokusohemi në jetën e shëndetshme, të ndihmojmë, të jemi humanë, të duam dhe të jemi gjithmonë këtu për njëri-tjetrin”, theksoi Stefanija Bitolkoska – nxënëse.
“Ajo që ndodhi është pasojë e formës sonë të veprimit dhe krijimit të shoqërisë, që do të thotë se ne i bëjmë gjërat përkohësisht si të përhershme. Dhe mesazhi për shtetin dhe shoqërinë është që të mbarojmë punët ashtu siç duhet, plotësisht, dhe të mos bëjmë gjërat përkohësisht”, tha Riste Nikolaeski, prind.
Gjatë tërë shtegut ishin vendosur kuti, ku qytetarët dhe turistët mund të dhuronin mjete, të cilat më pas përmes iniciativës „Support Koçani“ do të dorëzohen te familjet e prekur. /Alsat.mk