Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi para protestuesve tha se mesazhi kryesor të cilën ata e japin është se loja nuk ka përfunduar ende.
“15 korriku i viti 2020 do të mbahet mend si dita e vjedhjes masive të votës shqiptare. Por 27 korriku do të mbahet mend si dita e rezistencës kundër kësaj vjedhje. Më vjen keq që njerëzit që udhëhoqën me institucionet e vendit dhe përfaqësuan shqiptarët për 18 vite me radhë që i sollën shqiptarët në pikën që ata ta sheshin edhe votën e tyre. Këtë nënçmim këtë përbuzje nuk ua ka bërë askush deri sot. Turp ju qoftë”, tha Gashi, raporton SHENJA.
Ai tha se ata që mendojnë që i kanë fituar zgjedhjet e kanë vetëm legalitetin e KSZH-së, por legjitimitetin kur nuk mund ta kenë ngase ai i takon popullit. Gashi tha se ka dy porosi, njëra për partitë politike maqedonase dhe tjetra për bashkësiën ndërkomëbtare.
“Ata duan ta vjedhin këtë legjitimitet nga ne. Me 12 deputetët tonë do të bëjmë betejë, ta kthejmë legjitimitetin aty ku buron. Porosia e parë është për partitë maqedonase: Të mos lejoni të nëpërkëmbni legjitimitetin e shqiptarëve, ju e dini shumë mirë kush i përfaqëson ata, pas 15 korriku e këndej. Mos lejoni që ky vend sidomos në pjesën shqiptare të bij në diktaturë, demokracia duhet të jetë e njëjtë edhe te maqedonasit edhe tek ne. BE duhet ta ndihmoj këtë vend, dhe shqiptarët të përfaqësohen prej popullit dhe zërit të tyre, dhe ky zë është pikërisht këtu”, tha Gashi.
Ai tha se nuk do të heqin dorë nga kërkesa e tyre dhe do të vazhdojnë të jenë në shesh deri sa demokracia të ngadhënjej.