Shtyrja e regjistrimit të popullsisë është e papranueshme për koalicionin ASH-AAA. Alternativa dhe Aleanca për shqiptarët janë kundër shtyrjes së regjistrimit dhe paralajmërojnë se do të përdorin të gjitha mjetet demokratike që ky proces të vazhdoj.
“Ali Ahmeti atë që bëri bashkë me Gruevskin për ta penguar regjistrimin, sot në vitin 2021 është bashkë me Zaevin që sërish ta pengoj regjistrimin. Ata duhet ta dinë se shqiptarët nuk janë jetim në këtë vend, por ka një koalicion shqiptarë që do ta mbrojë identitetin e tyre”, ka thënë për mediat kryetari i Alternativës Afrim Gashi.