Gashi: Këto janë sfidat e shqiptarëve të Maqedonisë

Lideri i Alternativës, Afrim Gashi në një intervistë për Bota Sot ka thënë se, situata politike në Maqedoninë e Veriut është, përgjithësisht, stabile.

“Ne sapo e kemi krijuar një shumicë të re parlamentare, e cila e ka votuar edhe përbërjen e re qeveritare të propozuar nga, tashmë, kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

Aktualiteti më i rëndësishëm në Maqedoninë e Veriut është procesi euro-integrues i shtetit tonë në Bashkimin Europian, që – siç e dihet – është i lidhur edhe me procesin që zhvillohet për Shqipërinë. Megjithatë, për shkak të kontestit që Maqedonia e Veriut e ka me Bullgarinë rreth disa temave të historisë, por edhe gjuhës etj., ky proces ka ngecur. Megjithatë, ardhja e qeverisë së re në Sofje dhe votimi i qeverisë së re Shkup po shihen edhe si mundësi për zhbllokimin e këtij ngërçi, në mënyrë që edhe Maqedonia e Veriut, por edhe Shqipëria, të mund të marrë datë për fillimin e negociatave përnderim në BE”, është shprehur Gashi.

Ai ka përmendur sfidat e qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë.

“Sfidat e shqiptarëve në RMV janë ndërprerja e shpërnguljes, zhvillimi ekonomik, cilësia e arsimit dhe jeta kulturore. Nëse arrijmë të prodhojmë më shumë mirëqenie ekonomike, me çka do ta ndalim shpërnguljen, ndërsa do të kemi edhe arsim cilësor dhe projekte kulturore, ne vërtet mund të emancipohemi për ta arritur statusin e kombit në RMV. Prandaj na duhet më shumë punë dhe më pak fjalë e fare pak patetizëm e folklorizëm”,ka theksuar Gashi.(INA)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme