Gashi ministër i ri i Punëve të Brendshme

Bejtush Gashi është ministër i ri i Punëve të Brendshme dhe do të zëvendësojë të shkarkuarin Flamur Sefajn për skandalin me deportimin e gjashtë “gylenistëve” në Turqi.

Emërimin e tij e ka konfirmuar kryeministri Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

“Nominova sot Bejtush Gashin, ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Bejtush Gashi ka qenë zëvendësministër në MFSK dhe është doktor shkence, si dhe ligjerues në fushën e sigurisë. Ai i sjell qeverisjës së vendit një cilësi të re dhe një përvojë të madhe në këtë fushë të rëndësisë së veçantë për vendin.

Ministrit të ri i dëshirova suksese në detyrën e tij dhe i premtova mbështetjen time të plotë, në shërbim të zbatimit të ligjit dhe të sigurisë publike në Kosovë”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme