Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, than ë Blic Interview me Astrit Gashin se bisedimet serioze pritet të fillojnë pas dates 1 nëntor nëse shtyhet afati për targat.Nëse marrveshja nuk shtyhet do të ketë tensionim të situates.
“Sa pashë unë publikisht ka kërkesë që afati për target të shtyhet për 10 muaj . Shtyrja e afatit do të jetë konfirmim I nisjes së bisedimeve serioze. Bisedimet serioze pritet të fillojnë pas 1 nëntorit nëse do të shtyhet marrëveshja për target. Nëse kjo marrëveshje nuk shtyhet do të ketë tensionim dhe pastaj prej tensionimit nuk e di kush fiton. Mund ta konfirmoj se është data në të cilen do të shihet rrjedha e ngjarjeve.
Tutje Gashi foli edhe mbi mundësinë e rënies së Qeverisë Kurti.
Ai tha se shkuarja në zgjedhje sjell tërheqje të Kurtit nga përgjegjësitë dhe dezertim.“Nuk e di pse Qeveria kërkon zgjedhje, sepse kur shkon në zgjedhje ti kërkon legjitimitetin popullor hala më të madh se që e ke . Nuk besoj se ndonjëherë ka me arrit me pas legjitimitet më të madh se sa 50%. Krejt sondazhet dhe matjet e nxjerrin më poshtë LVV-në gati përgjysmim. Shkuarja në zgjedhje sjell tërheqje të zotit Kurti nga Qeverisja dhe përgjegjësitë pra dezertim. I ka mundësitë, potencialin, e ka përkrahjen opozitare e ka Grupin më të madh parlamentar , I ka të gjitha elementet me e ba marrëveshjen ose me e refuzu marrveshjen. Nese vjen një mocion nga Qeveria për me rrëzu veten ne do ta votojmë, s’ka logjikë me e lane në Qeveri kur ajo don të rrëzohet” tha Gashi raporton Gazeta Blic.