Gashi: Pa marrë parasysh kush e formon qeverinë, ne mbetemi në parimet tona

Përfaqësuesit e Lëvizjes Besa thonë se mbeten të palëkundur në qëndrimet e tyre për pjesëmarrje në qeveri. Afrim Gashi brenda kësaj partie as që bëhet fjalë për hyrje në qeveri nëse nuk pranohet në tërësi platforma për ridefinimin e shtetit për të barazuar pozitën e shqiptarëve me maqedonasit.

“Për momentin nuk ka lëvizje, nuk ka kontakte. Po presim çfarë do të ndodhë, këto 10 ditë janë shumë të rëndësishëm, të shohim kush do të merr mandatin, pastaj do të shohim dhe si do të fillojnë negociatat. Por sidoqoftë, ne nuk do të lëvizim nga parimet tona, kjo është me rëndësi”, tha Afrim Gashi, sekretar i përgjithshëm i Lëvizjes BESA.