Lidhur me skandalin me librin e sociologjisë për shkollat e mesme ka reaguar dhe kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi.
Ai thotë se në Maqedoninë e Veriut ushqehet urrejtje sistematike ndaj shqiptarëve.
“Libri i Sociologjisë për shkollat e mesme në vendin tonë, duke shprehur fashizëm ndaj shqiptarëve dhe bashkësive të tjera më të vogla, vetëm e përdëfton konstatimin tonë të kahershëm se në RMV ushqehet urrejtje sistematike ndaj shqiptarëve, mes tjerash edhe në sistemin arsimor.