Gashi: Për ne politika është të jemi në shërbim të qytetarëve

Kryetari i Alternativa-s, Afrim Gashi ka shprehur gatishmërinë e subjektit politik që ai drejton për bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore për zhvillim të biznesit në të ardhmen dhe tha se zhvillimi ekonomik do të jetë një ndër shtyllat kryesore të programit të tyre politik.

“Insistimi im personal nga dimensioni i partisë politike Alternativa do të jetë që sa më shumë pika të platformës të OEMVP të jenë pjesë e programit të përbashkët, për shkak se janë njerëz nga biznesi, ata ballafaqohen çdo ditë me problemet reale të qytetarëve, ata e dijnë më së miri se si bëhet një zhvillim ekonomik dhe ne si parti politike, koncepti jonë është që gjithmonë të jemi në shërbim të tyre. Realisht, mënyra se si ne e kuptojmë politikën është të qenurit në shërbim të qytetarëve, në këtë rast në shërbim të bizneseve”, përfundoi Gashi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme