Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se janë duke shqyrtuar mundësin për zhbllokimin e situatës duke zgjedhur nënkryetarët e Kuvendit, për ta pritur më pas PAN-in që ta propozojë emrin për kryetar.
“Ne duhet të shohim mundësit që t’i zgjedhin nënkryetarët dhe po shohim mundësit ligjore. Duhet të krijohet një gjendje të re, është e vetmja mënyrë. Mendimi im personal është se duhet të vazhdohet me zgjedhjen e nënkryetarëve, derisa PDK janë të është e gatshme të vijnë ta propozojnë kryetarin e Kuvendit”, ka thënë Gashi, raporton lajmi.net.