Gashi: Qoftë ky Ramazan shkallare përmes së cilës besimtarët ngrihen më pranë Zotit të tyre!

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi ua ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë Muajin e Ramazanit.

Ja urimi i plotë i Gashit:

Fillimi i muajit të agjërimit, si rëndom, vjen bashkë me buzëqeshjen dhe gëzimin e besimtarëve agjërues.
Shfrytëzoj rastin që, në vigjilje të këtij muaji të bekuar, t’jua uroj nga zemra fillimin e muajit të agjërimit dhe të lutem që sofra e iftarit, më shumë se tryezë ushqimi, të jetë moment i kontemplimit dhe shprehjes së dashurisë e harmonisë familjare, por edhe kulm i ngritjes shpirtërore. E në çastin kur lutjet pranohen, të mos i harrojmë skamnorët, të vobektit dhe të sëmurit, veçanërisht ata që në këtë kohë vuajnë nga virusi Covid-19.

Agjërimi, pos tjerash, është edhe mundësi që, duke dëshmuar sakrificën dhe përkushtimin e heqjes dorë nga gjërat e kësobotshme, ta dëshmojmë edhe gatishmërinë dhe vendosmërinë tonë vetëmohuese për ideale më të larta dhe për vlera më sublime.

Zoti e pranoftë agjërimin tonë dhe qoftë ky Ramazan shkallare përmes së cilës besimtarët ngrihen më pranë Zotit të tyre!

Gëzuar Ramazanin!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme