Mediat proqeveritare të lidhura ngushtë me Bashkimin Demokratik për Integrim, ditën kur policia arrestoi pjesën mëtë madhe të dyshuarve për puçin në Kuvend me 27 prill, kanë brifuar një media kombëtare se policia ka bërë bastisje edhe në shtëpinë e deputetetit Vesel Mehmeti të RDK-së dhe të deputetit të Lëvizjes Besa, Afrim Gashi, raporton Almakos.
Policia sot ka mohuar të jetë bastisur shtëpia e deputetit Afrim Gashi, për të cilin media e afërt më BDI dje spekuoi se e ka përdorur celularin e Kuvendit, i cili ditën e bastisjes është gjetur në shtëpinë e deputetit Veseli.
Burime të besueshme njoftojnë se përmendja e deputetit Gashi në kontekst të bastisjes së shtëpisë së deputetit tjetër Vesel Memedi, është bërë me tendecë për të mjegulluar të vërtetën dhe për të njollosur deputetin e opozitës Afrim Gashi. Mësojmë se ky informacion i rremë në këtë media ka ardhur nga funksionarë të lartë të policisë, nga rradhët e BDI-së dhe është bërë me qëllim që të mbrojnë Memedin, i cili kohëve të fundit është afruar me partinë e Ahmetit.
Vetë deputeti Gashi mohon të jetë bastisur shtëpia e tij ose të ketë përdorur të njëjtin numër celulari të Kuvendit, i cili supozohet të jetë konfiskuar gjatë bastisjes së deputetit Memedi. Dyshohet se policia ka konfiskuar celularin për të kuptuar se me kë ka komunikuar deputeti Vesel Memedi ditën kritike në Kuvend dhe për të provuar involvimin e tij në ngjarjet e dhunshme.
Të gjitha janë shpifje , thotë deputeti Gashi dhe shton se media që ka publikuar këtë informacion të rremë ka dezinformuar opinionin.
“Unë e kam sqaruar këtë nëpërmjet statusit në facebook, por do e përsëris, nuk i kam dhënë telefonin askujt dhe nuk më ka marr telefonin askush. Ata që merren me shpifje le tu shërbej për nder, unë nuk i njoh nuk e di se çfarë psikologjie kanë, as ata nuk dinë të mendojnë se çfarë duan të përfitojnë”, thotë Gashi për Almakos.
Më 28 nëntor policia ka arrestuar disa deputet të VMRO-DPMNE, të dyshuar për përfshirjen e tyre në ngjarjet e dhunshme me 27 prill. Gjykata ka kërkuar shqiptimin e masës së paraburgimit, ndërsa kryetari i Kuvendit ende nuk ka njoftuar Komisionin parlamentar për çështje të mandatave dhe të imunitetit, të prononcohet për kërkesn e gjykatës./Almakos.om