Gashi: ‘Shqiptarët nuk janë jetimë, BESA është adresa e shqiptarëve të Maqedonisë’ (VIDEO)


Depueti i Lëvzjes BESA, Afrim Gashi, dje në një pres – konferencë për shtyp derisa kishte shpalosur qëndrimin ku mes tjerash kishte deklaruar: “Mes kandidatit të BESËS dhe atij të BDI-së, LSDM-ja vendosi të jetë me BDI-në
Përkitazi me propozimin e treshes LSDM-BDI (Aleanca), që sot është dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, që Talat Xhaferi të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit të R. së Maqedonisë, Lëvizja BESA e njofton opinionin se nuk do ta mbështesë një kandidaturë të këtillë për faktin e thjeshtë se ky është një propozim i imponuar. Në fakt, ashtu siç kemi njoftuar më parë, ne e kemi pasur propozim-kandidatin tonë me kredibilitet dhe pa bagazhe korrupsioni, krimi e shkelje të ligjit dhe këtë e bëmë në emër të perspektivës së vendit dhe të proceseve reformatore dhe integruese, por ai nuk u mor parasysh nga treshja e sipërpërmendur. Kjo i bie se, mes një kandidati të BESËS dhe një kandidati të BDI-së, LSDM-ja vendosi të jetë me BDI-në”.

Tutje Gashi kishte thënë se shqiptarët nuk janë jetimë, ndërsa BESA është adresa e shqiptarëve të Maqedonisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme