Gashi sjellë harta tronditëse: Çakorri ishte jashtë Kosovës (FOTO)

Shkëlzen Gashi, studiues dhe njohjes i mirë i rrethanave historike të Kosovës, ka publikuar në llogarinë e tij fakte tronditëse sa i përket debatit për demarkacionin me Malin e Zi, respektivisht nëse Çakorri dhe Kulla janë pjesë e territorit të Kosovës apo jo.

“Në fund të vitit të kaluar isha në një konferencë në Beograd dhe e shfrytëzova rastin me shku në arkivin e Jugosllavisë për me e kërku raportin e komisionit të Đilas-it (Gjilasit) të vitit 1946 për përcaktimin e kufirit Sërbi-Mali i Zi. Natyrisht, kjo punë kërkonte shumë kohë e mund, e me gjasë edhe shumë para”, ka shkruar Gashi, duke i publikuar edhe dy harta.

Sipas tij, në hollin e arkivit të Jugosllavisë, ishte një ekspozitë, e hapur para 5-6 viteve, me një mori hartash të Jugosllavisë socialiste të viteve 70 e 80.

“Në të gjitha, Çakorri ishte jashtë territorit të Kosovës. Të kuptohemi, nëse ka shpërputhje mes hartave dhe tekstit ose marrëveshjes, prevalon kjo e fundit”, ka shkruar në fund Gashi. /Lajmi.net/

 cakorr1

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme