Gashi: Skena politike t’i lë shëtitjet nëpër Evropë, të fokusohet për liberalizim

Anëtari i Komisionit për Integrime Evropiane në Kuvendin e Kosovës, Arben Gashi ka komentuar vendimin e sotëm të Komitetit LIBE të Parlamentit Evropian, i cili ka përkrahur raportin e Tanja Fajonit për heqjen e vizave për Republikën e Kosovës.

Deputeti i LDK-së, në një prononcim për “Indeksonline”, ka thënë se ky Komitet ka përkrahur rekomandimin për liberalizim  të vizave. Megjithatë, Gashi thotë se politikanët kosovarë duhet të koncentrohen fuqimisht në këtë çështje.

“Votimi ka qenë shumë i ngushtë por besoj se është votim shumë pozitiv. Tani mbetet që kur të shkon çështja në Parlamentin Evropian skena politike e Kosovës të jetë e koncentruar në Bruksel dhe jo në Finland apo diku tjetër duke u shëtitur në Kosovë. Me rëndësi është të koncentrohemi të lobojmë me partitë e majta dhe të djathta. E rëndësishme është që raporti ka kaluar dhe është pozitiv dhe mbetet të bëhet punë e mëtutjeshme”, ka thënë ai.

 

Kurse, sa i përket dy kushteve të vëna nga KE-ja për luftimin e korrupsionit dhe demarkacioni me Malin e Zi, Gashi thotë se këto cështje duhet të kryhen sipas mundësive.

“Demarkacioni duhet me kry por a duhet të votohet kjo formë e demarkacionit mbetet me u pa. Ndërsa sa i përket korrupsionit është patjetër kusht absolut  BE-së por janë procese që nuk prehen për një ditë. Gjithsesi mbetet që mu  angazhohemi sa më shumë me parlamentarët evropian dhe me komisionin që liberalizmi me ndodhë sa më shpejt”, ka thënë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme