Një zjarr i madh ka shpërthyer gjatë ditës së sotme në një fabrikë të plastikës, që gjendet në Parkun e Biznesit në Drenas.
Në lidhje me këtë sonte në “Edicionin Special” ka folur komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Mal Gashi, duke thënë se zjarri është lokalizuar dhe s’ka mundësi që të përhapet.
Ai është shprehur se ka ende ekipe të zjarrfikësve atje dhe sipas tij, shuarja e zjarrit mund të zgjasë edhe për disa orë.