Gashi uron 8 shtatorin: Përkundër përpjekjeve nuk kemi barazi të plotë në vend

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, në rrjetin social Facebook, duke i uruar qytetarët për festën e 8 Shtatorit, mes tjerash thotë se edhe përkundër përpjekjeve nuk arritëm të prodhojmë një shtet multietnik me barazi të plotë për të gjithë.

“8 Shtatori i vitit 1991 ka qenë festë, sepse Republika e Maqedonisë përfundimisht u nda nga Serbia dhe kjo ishte datë historike për ne.
Megjithatë, pavarësia e Maqedonisë nga Jugosllavia, e realizuar në kushte të trazirave të rajonit, përkundër përpjekjeve, nuk ia doli plotësisht të prodhojë edhe një shtet njëmend multietnik, të mbështetur mbi realitetin shoqëror e me barazi të plotë mes maqedonasve dhe shqiptarëve.
Ky synim vazhdon edhe sot.
Urime 8 Shtatori”, shkruan në rrjetin social Facebook kryetari i Alternativës, Afrim Gashi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme