Kreu i Alternativës Afrim Gashi ka uruar Memli Krasniqin për zgjedhjen e tij si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.
Ja urimi i plotë i kryetarit Gashi:
I nderuari kryetar i porsazgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, prano urimet e mia të përzemërta për zgjedhjen në detyrën e kryetarit të PDK-së.
Jam i bindur se kuvendarët e partisë suaj kanë bërë përzgjedhjen më të mirë, ndërsa qytetarët e Kosovës tash vërtet do të kenë më shumë mundësi, por edhe më shumë dilema për të zgjedhur mes disa liderëve dhe opsioneve të ripërtërira dhe të reja.
Mbetem me shpresë se së shpejti do të kemi mundësi edhe të komunikojmë e të bashkëpunojmë.
Urime e suksese në detyrën e re!