Dridhet Interi, Perez transferon te Reali yllin e zikaltërve.
Nicolo Barella prej shumë vitesh është në shënjestrën e klubeve kryesore të Europës.
Pozicioni i Inter-it është gjithmonë i njëjti: të gjithë yjet e ekipit do të shiten vetëm para ofertave të mëdha. Kështu do të jetë edhe për Barella-n.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Real Madridi është i gatshëm të ofrojë mbi 80 milionë euro për kartonin e Barellas.
Perez e dëshiron me çdo kusht italianin te Reali dhe nuk do të kursehet për ta transferuar atë në Santiago Bernabeu.