Gati për ofensivën ukrainase/ BBC publikon pamjet satelitore: Rusia fortifikon vijën e frontit

Një kundërofensivë e Ukrainës në pranverë është gati pavarëëisht se nuk ka një datë të saktë. Armët e dërguar nga perënjdimi kanë frikësuar Rusinë, e cila ka fortifikuar vijën e frontit. BBC ka publikuar dhe analizuar qindra imazhe satelitore, që tregojnë përgatitjen ruse.

Gati për ofensivën ukrainase/ BBC publikon pamjet satelitore: Rusia

Një plazh i mbushur me fortifikime, kanale të mëdha në një rrugë kryesore, tanke, dhe artileri e rëndë, këto janë vetëm disa nga pamjet satelitore që tregojnë mbrojtjen që po bën Rusia teksa pret një kundërsulm të madh ukrainas.

Pas muajsh ngërçi, sulmi i pritshëm ka të ngjarë të jetë një provë vendimtare për Ukrainën, pasi ajo kërkon të provojë se mund të arrijë përfitime të rëndësishme në fushën e betejës me armët që ka marrë nga Perëndimi.

Duke ekzaminuar qindra imazhe satelitore, BBC ka identifikuar disa pika kyçe në ndërtimin e konsiderueshëm të llogoreve dhe fortifikimeve të tjera në Ukrainën jugore që nga tetori.

Janë katër pozicine kuçe ku ushtria Ruse ka ngritur fortifikimet!

Në bregdetin e Krimesë perëndimore, në vend të shezlloneve të plazhit vija bregdetare që shtrihet për 15 milje është e mbushur me struktura mbrojtëse të instaluara nga trupat ruse.

Qyteti i vogël i Tokmak që shtrihet në një rrugë kyçe në juglindje të vendit që forcat ukrainase mund të duan të përdorin për të shkëputur Krimenë nga territoret e tjera të kontrolluara nga Rusia.

Në këtë qytet janë ndërtuar fortifikime për të pritur kunhdër ofensivën ukrainase.

Autostrada E105 lidh Melitopolin e kontrolluar nga Rusët dhe Kharkivit që kontrollet nga ukrainasit. Buzë autostradës disa metra më tej rusia synon që të kapë në befasi ukrainasit!

Më tej veriu i Mariupolit është fortifikuar.

Siç mund të shikohet në këto pamje të BBC çdo llogore rrethore ka një grumbull dheu në mes, ndoshta ose për të mbrojtur artilerinë ose për të mbajtur armët të qëndrueshme

Kjo tregon se Rusia po përgatitet të mbrojë zonat e hapura së bashku me rrjetin e saj më të gjerë të kanaleve.

Kundërofensiva pranverore e ukrainës ende nuk ka një datë kur mund të nisë, por është parë nga analistët si një betejë që do të përcaktojë të ardhmen e luftës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme