Pas marrëveshjes së arritur nga PAN dhe AKR ka reaguar deputetja e LDK-së Besa Gaxherri, e cila thotë se është e pahijshme qeveria e këtyre figurave për të lartësuar ndikimin e Beogradit në Kosovë. Tutje ajo ka akuzuar VV-në se po bën propagandë me PDK-në drejtuar kundër LDK-së opozitare.
Ajo shkruan se këto parti e rrëzuan LDK-në nga pushteti për të bërë një qeveri që është në dëm të Kosovës.
Sipas saj kjo është fytyra e vërtetë e këtyre partive.