Gaxherri – VV-së: A jeni parti politike apo organizatë terroriste

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të jap llogari para drejtësisë se a janë parti politike apo organizatë terroriste.

Gaxherri pas përfundimit të seancës, në hollin e Kuvendit, ka kërkuar edhe nga institucionet shtetërore që të vënë drejtësi për vdekjen e Astrit Deharit.

“Ata duhet me u deklarua para nesh ose duhet me dhënë llogari në prokurori a janë parti politike a janë organizatë terroriste sepse në selitë e tyre janë gjetur maska, molotovë, gaz lotsjellës dhe armë të ftohta dhe këtë insistoj çdo ditë jo pse është Vetëvendosje në pyetje, jo pse është një subjekt tjetër jo i imi, por për kushdo qoftë ne jemi përgjegjës me vu drejtësi në këtë vend, stabilitet, siguri dhe nuk mundemi me u bë hipokritë aty me dal me gjykua njëri tjetrin kur selit tona i kemi të mbushura me armatim edhe kësaj duhet me i vu pikë”, tha Gaxherri, raporton ksp.

Sipas saj LDK nuk është pjesë e lojërave të partive politike prandaj nuk mori pjesë në votimin e mocionit të Lëvizjes Vetëvendosje për vdekjen e Astrit Deharit.

“Ne nuk kemi marr fare pjesë në votim. Një farsë e tillë çfarë po mundohen edhe partitë në pushtet që gjysma e saj ia përgatiste PDK-ja skenarët, ndërsa pjesa tjetër siç ishte AAK-ja ishte pjesë e asaj dhune edhe ajo parti e cila sot ngritë një mocion të tillë nuk jemi pjesë të këtyre lojërave. Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është pjesë e këtyre lojërave”, tha ajo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme