Maxar Technologies ka publikuar imazhet satelitore që shfaqin shkallën e dëmit të shkaktuar në infrastrukturë në Rripin e Gazës, si pasojë e sulmeve ajrore izraelite.
Në fotografi mund të shihen shumë vendbanime që janë bërë rrafsh me tokë.
E nga këto sulme deri më tani kanë humbur jetën mbi 6 mijë palestinezë, kurse izraelitët po vazhdojnë sulmet ajrore mbi caqet e Hamasit.
Ndërkaq dje tanket izraelite janë futur në Rripin e Gazës për të kryer një operacion ushtarak, dhe më pas janë rikthyer në territorin e Izraelit.
Ndryshe në ditën e 7 tetorit, militantët e Hamasit filluan një sulm të befasishëm mbi qytetet izraelite, ku si pasojw humbwn jetwn shumw qindra izraelitw.
E sot, në ditën e 21-të të këtij konflikti po vazhdojnë sulmet ajrore, kurse nga Gaza bëhet thirrje për ndihma humanitare. Ky vend ka mbetur pa energji elektrike, ujë, ushqim e derivate.