E përditshmja bullgare “24 Chasa” raporton se vetoja bullgare në për miratimin e kornizës negociuse mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së mbështetet nga Danimarka dhe Holanda. Në tekst thuhet se një informacion i tillë vjen nga burime diplomatik në Bruksel.
E përditshmja thekson se deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski tashmë ka shprehur dyshime përmes profilit të tij në Facebook, se të paktën dy vende mbështesin në heshtje veton bullgare për Maqedoninë e Veriut.
Për më tepër, burimet e gazetës bullgare thonë se vendet anëtare kanë mospajtime edhe për kornizën negociuese për Shqipërinë.