Qeveria e Serbisë gjatë ditës së sotme përmes një komunikate lajmëroi se do të ndaj nga buxheti i saj një milion euro për t’i dhuruar si donacion për rindërtimin e katedrales“Notre Dame”, në Paris.
E lidhur me këtë ‘donacion’, ka raportuar gazeta e njohur franceze “The Local”.
Sipas gazetës franceze, arsyeja se pse Serbia dhuroi një shumë kaq të madhe është për ta mbuluar skandalin e mediave pro-qeveritare serbe.
Mediat në Serbi “Alo” dhe “Informer” kishin shkruar se Zoti i dënoi francezët pasi që kishin ngritur flamurin e Kosovës në atë katedrale.
Artikulli i dy mediumeve serbe ishte larguar vetëm disa minuta pas postimit por kishte bërë jehonë në gjithë botën.
Vlen të theksojmë që këto dy portale serbe cilësohen si përkrahese të mëdha të presidentit, Aleksander Vuçiq.
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka vendosur një afat pesë vjeçar për të rindërtuar katedralen e famshme. Deri më tani mbi një miliard dollarë janë grumbulluar për rindërtimin e “Notre Damit”./Indeksonline/