Gazeta gjermane e cilëson Qeverinë Kurti si qeverinë e parë evropiane në Kosovë

Parlamenti i Kosovës rrëzon kryeministrin Albin Kurti. Forcat politike që qëndrojnë prapa këtij rrëzimi të qeverisë mund të destabilizojnë rajonin.

Analizë nga Michael Thumann për gazetën gjer mane, Zeit

Qeveria e parë evropiane që ra në kohën e koronavirusit është ajo e Kosovës. Kriza politike në Prishtinë filloi me çështjet se a është kufizimi i lëvizjes masa e duhur kundër përhapjes së virusit Korona apo do të duhej shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Por befas shpërtheu nga të gjitha anët, përplasjet që e gërryejnë kaherë Kosovën: e majta kundër të djathtës, luftuesit e korrupsionit kundër klikave të vjetra, kryeministri i ri kundër presidentit që gjatë kohë rri i kacavarur për pushteti. Në fund parlamenti rrëzoi kryeministrin e ri Albin Kurti, kurse Kosova është tani pa një qeveri legjitime mu në mes të krizës së koronës, shkruan “Zeit”, transmeton KOHA.

E tërë kjo natyrisht se mund të kuptohej edhe si një farsë që ndodh në Evropën Jugore, si një luftë e brendshme pushteti në një nga shtetet e Ballkanit me rreth 1.8 milionë banorë. Por është shumë më tepër se kaq. Kryeministri Kurti ka mbështetjen e Bashkimit Evropian, ndërsa presidenti Hash im Thaçi ka atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për pushtet, se kush ka kontrollin mbi Evropën Jugore në sferën e gjeopolitikës në një rajon të dërrmuar nga krizat dhe luftërat.

Figurë qendrore e këtyre mosmarrëveshjeve është ambasadori i SHBA-së në Berlin dhe drejtori i shërbimeve sekrete të SHBA-së, Richard Grenell. Njeriu i përdorur për shumë raste, në vitin 2019 u bë edhe i dërguari i posaçëm i Donald Trumpit për bisedimet e paqes midis Kosovës dhe Serbisë. Qysh atëherë Grenelli është në kërkim të një suksesi në politikën e jashtme për presidentin e tij. Ky sukses, pas dështimit që pati me kacafytjet me Korenë e Veriut dhe me Iranin, i duhet atij urgjentisht.

Grenell synon një përafrim të qeverive të Prishtinës dhe Beogradit, të cilat janë në konflikt qysh se Kosova u shkëput nga Serbia para njëzet vjetësh. Serbia në mënyrë sistematike po bllokon aderimin e Kosovës nëpër organizatat ndërkombëtare. BE-ja është duke ndërmjetësuar pa sukses tash e shumë vjet. Grenelli synonte që të arrijë një zgjidhje të shpejtë, duke përdorur mjetet e parapëlqyera të Trumpit, presion të madh dhe kërcënime të bëra hapur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme