Në Zagreb janë mbajtur mbrëmë protestat më masive deri më tani, kundër masave epidemiologjike.
Mijëra qytetarë dolën në sheshin Jelaçiq duke kërkuar heqjen e certifikatës së vaksinimit, që në fillim të muajit të kaluar është vënë në sistemin e shëndetësisë, e pesë ditë më parë atë kanë filluar të aplikojnë në të gjitha institucionet publike.
Gjatë protestës kanë ndodhur incidente, ku gazetari i RTL, Goran Latkoviq u godit në me shuplaka dhe grusht në brinjë, e gazetares së Al Jazeera, Nikolina Zavishiq, një demonstrues ia rrëmbeu mikrofonin derisa po raportonte live.