Gazetarët janë të kërcënuar nga deputetët dhe zyrtarët publik

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës(AGK) sot ka prezantuar raportin e dytë lidhur me lirinë e mediave dhe sigurisë së gazetarëve.

Me këtë rast autori i këtij raporti Petrit Çollaku nga AGK ka thënë se që nga viti 1999 janë 120 raste kundër gazetarëve, vetëm në komunën e Prishtinë janë 90 raste, prej tyre 22 janë me aktakuza, shtat janë aktgjykime nga gjykatat, ndërsa për 44 rate të tjera prokuroria është duke mbledhur informata shtesë.

Ai ka ngritur çështjen se gazetarët punojnë në kushte të pa favorshme. Çollaku ka folur edhe për sigurinë e gazetarëve ku kanë ndodhur 18 raste, tri sulme fizike i, 11 kërcënime, një burgosje të paligjshme, shkatërrim prone një, ndërhyrje në sistemin kompjuterik dy.

Sipas tij, AGK-ja në këtë vit edhe me pranin e saj të avokimit me fokus të veçantë ka sigurinë e gazetarëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, me Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe Policinë.

“Rastet përfshinë sulme fizike, kërcënime verbale, kërcënime me jetë janë 11 raste, kemi një rast burgosje të pa ligjshme të një kolegut tonë nga autoritetet maqedonase, një shkatërrim prone që ka ndodhur në fillim të këtij viti dhe janë dy raste të cilat policia i ka klasifikua me ndërhyrje në sistemin kompjuterik… Se kush janë kërcënuesit gjatë këtij viti? Dalin që janë në disa raste, janë disa deputet të legjislacionit të ri, ka edhe zyrtarë komunal, janë edhe qytetarë që janë të pa kënaqur nga puna e gazetarëve dhe që kërcënojnë përmes ‘Facebook”, dhe kërcënuar me jetë dhe përmes telefonatave. Po ashtu si kërcënues janë edhe personat publik që në përgjithësi kërcënojnë gazetarët për punën e tyre”, theksoi Çollaku.

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi ka thënë se qëllimi i tyre është të kenë raporte të mira me mediat dhe shoqërinë civile, dhe sipas tij, ky bashkëpunim në mes të Prokurorisë së Shtetit dhe mediave duhet të ketë për qëllim eliminimin e dobësive brenda sistemit prokurorial, por edhe për eliminimin e dobësive në skenën mediatike, por edhe një varg devijimesh brenda këtyre dy sistemeve.

Ai shtoi se kanë nxjerrë strategjisë për çështjen e trajtimit të proceseve gjyqësore ndaj gazetarëve. Sipas tij të gjithë duhet angazhuar për lirinë e mediave. Lumezi shtoi se mediat dhe gjyqësori duhet të jenë partner për bashkëpunim kundër korrupsionit.

“Ne të gjithë duhet të angazhohemi për të forcuar lirinë e mediave, mirëpo edhe përgjegjësia e mediave dhe profesionalizmi i tyre duhet të jetë temë e diskutimit. Kjo është çështje kruciale dhe na përkujton që marrëdhëniet në mes të prokurorit të shtetit dhe mediave duhet të jenë të dy anshme dhe se përveç transparencës së prokurorisë dhe të së drejtës së opinionit për tu informuar nënkupton edhe përgjegjësinë e mediave. Nuk mund të kemi drejtësi në këtë vend nëse kemi media të ndikuara”, theksoi Lumezi.

Arben Hoti nënkryetar i Gjykatës Themelore ka thënë se në kuadër të bashkëpunimit me AGK janë identifikuar rastet e kërcënimeve ndaj gazetarëve dhe raste për shpifje.

“Çfarë do sulmi ndaj gazetarëve është sulm i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë dhe shtetit të së drejtës, meqenëse shteti i së drejtës dhe demokracia bazament të saj e kanë lirinë e mediave dhe shprehjen e lirë. Meqenëse sistemi ynë gjyqësor është i tipit akuzator mbetet në organet ndjekjes si policia dhe prokuroia që me kohë ti zbulojnë kryesit e veprave penale kundër gazetarëve, të sigurojnë sa më shumë prova ligjshme, ndërsa mbetet nga gjykata që këtyre kryesve pas një procesi gjyqësor transparent të shqiptoi dënime sipas ligjit”, tha Hoti.

Edhe kryetari i AGK-së, Shkëlqim Hysenaj ka thënë se është shqetësuese rritja e numrit të rasteve të kërcënimeve ndaj gazetarëve. Ai ka thanë këto çështje janë ngritur tek organet përkatëse për t’u trajtuar në mënyrë serioze, meqë ka vonesa.

Naim Rexha zëvendës drejtor i policisë së Kosovës i cili ishte panelist, tha se çështjes së sigurisë gazetarëve duhet qasur në mënyrë më të veçantë. Ai ka shtuar se duhet pasur bashkëpunim të ndërsjellë me gazetarët për hi edhe të opinionit publik. Përveç kësaj policia trajton çdo rast pavarësisht cilësimit dhe parandalimit të atakimit.

Shefi i OSBE në Kosovë, Jan Braathu ka thënë se roli i gazetarëve ka rëndësi të madhe për një qeverisje më të mirë në vend. Ai ka përmendur se është një numër i madh kërcënimeve ndaj gazetarëve.

Ai i ka inkuaruar gazetarët për punën e tyre pavarësisht kërcënimeve, dhe ka dënuar vrasjet e gazetarëve që kanë ndodhur që nga paslufta. Sipas tij,14 raste të vrasjeve kanë ndodhur , shtatë shqiptarë dhe të tjerët nga komuniteti tjetër. Shefi i OSBE ka thënë se ky mision do të vazhdon ta mbështet këtë fushë për etikën e gazetarëve. Po ashtu ai tha se misioni i OSBE nuk do të rri duar kryq për edukimin e etikës së gazetarëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme