Gazetari Artan Hoxha thirret në SPAK! Pritet të japë sqarime për një material audio lidhur me çështjen e “21 janarit”! Ja kush komunikon në ‘to

Gazetari Artan Hoxha është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme lidhur me dosjen e “21 janarit”.


Ai është thirrur nga SPAK për të dhënë sqarime për një material audio.

Bëhet me dije se në këtë material shfaqen komunikimet e punonjësve të Gardës, para dhe pas protestës së 21 janarit.

Kujtojmë që pak muaj më parë, Gjykata e Lartë vendosi që ‘21 janari’ të  hetohet nga SPAK, i cili është i detyruar të regjistrojë procedimin.

Ky është urdhri i Gjykatës së Lartë, e cila pranoi kërkesën e familjarëve të Aleks Nikës, që krimi shtetëror i para 13 viteve të mund të shohë zbardhjen e plotë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme