Gazetari e pyet për Obamën, Trump ndërpret intervistën (VIDEO)

Presidenti i Amerikës, Donald Trump e ka përfunduar intervistën në “CBS” me fjalën ‘mjaft’.

 

Në intervistë për televizionin, presidenti amerikan ka folur për parardhësin e tij, Barack Obama përgjigje të cilat erdhën me mjaft tensione.

Trump tha se Obama ishte ‘president shumë i mirë’, por refuzoi të përgjigjet për akuzat që i kishte bërë Obamës për përgjim.

“Merre si të duash”, iu përgjigj Trump gazetarit.

“Ju nuk keni nevojë të më pyesni mua. Unë kam mendimin tim, ju tuajin”, tha Trump.

“Por unë dua të di mendimin tuaj pasi jeni president i Amerikës”, u përgjigj gazetari.

“Mjafton. Faleminderit shumë”, tha Trump duke u larguar nga intervista.

Kujtojmë se Donald Trump ka akuzuar më herët Obaman se kishte përgjuar i kishte përgjuar telefonat. /albeu.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme