Gazetari Halil Halili mposht sëmundjen e kancerit në Turqi

Gazetari Halil Halili, pas disa muajsh trajtimi shëndetësor, më në fund ka arritur ta mundë sëmundjen e kancerit.

Halil Halili, 32 vjeç, në maj të këtij viti është diagnostikuar me një sëmundje serioze. Që nga ajo kohë, Halili ka qëndruar në Turqi për trajtim mjekësor.

Gazetar dhe një prej profesionistëve të mediave kosovare, sot ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë.

Ai ka njoftuar se pas marrjes së rezultatit pas përfundimit të terapive, sëmundja e tij rezultoi se nuk ekziston më.

Për shkaqe të sigurisë, Halil Halili ka treguar se do ta vazhdojë tretmanin, në mënyrë që të ulen minimalisht gjasat e rikthimit të sëmundjes.

Shkrimi i plotë i Halil Halilit:

Sot e mora rezultatin mas përfundimit të terapive dhe rezultojë që sëmundja ma nuk ekziston.

Për këtë ditë t’sotme meritat ma t’mdhaja i keni gjithë ju që n’ditët ma t’vështira ishit afër mëjë dhe familjes time. Na u gjetët në të gjithë mënyrat, si në aspektin financiar edhe me mbështetje morale. Ka gjasa që mjekët vendosin ta vazhdoj tretmanin për shkaqe sigurie, n’mënyrë që të ulen minimalisht gjasat e rikthimit të sëmundjes, por e rëndësishme është që unë sot jam shnosh si MOLLA. Ju dua.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme