Gazetari i CNN-it nokautohet derisa po raportonte live (Video)

Gazetari i CNN, është nokautuar nga një protestues derisa po raportonte live për protestën e organizuar kundër vrasjes së burrit me ngjyrë Keith Lamont Scott në Charlotte të North Carolina.

Ed Lavandera ishte duke raportuar drejtpërdrejt nga Charlotte, vend ky që është shndërruar në arenë dhune pas protestave të dhunshme, transmeton Telegrafi.

Lavandera ishte duke folur para kamerës, kur një protestues i zemëruar që po kalonte pranë tij e godet me krah pa kurrfarë paralajmërimi, duke e përplasur për tokë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme