Klodian Rasha, vetëm 25 vjeç, u qëllua këtë mëngjes për vdekje nga Policia e Shtetit, në Ditën e Rinisë.
Ende pa u tharë dhimbja për humbjen e një të riu nga arma e zjarrit të policisë, që në fakt duhet ta mbronte, mediat pranë qeverisë rendën të nxirrnin konkluzionet e hetimit, duke fajësuar të riun se i kishte drejtuar armën policisë.
Gjë që në fakt rezultoi edhe nga hetimi paraprak i SHÇBA, se nuk është e vërtetë, pasi 25 vjeçari nuk ka pasur armë dhe polici që e vrau, shtiu mbi të duke tejkaluar kushtet e vetëmbrojtjes. Një ndër to media është ‘Shqiptarja.com’ e njohur si një nga mbrojtëses më të zellshme të zullumeve të qeverisë Rama, por edhe përfitueset direkte nga lidhjet me pushtetin. Shkrimin mbi ngjarjen, media e Carlo Bolinos e titullon ‘Shkeli orën policore dhe i drejtoi armën, polici qëllon për vdekje në kokë dhe shpatull të riun në Tiranë….’
‘Pafytyrësia ka vetëm një emër, Kar-lo Bol-ino. Njeriu që për çdo interes të tij është gati të bëhet qilim i kuq për pushtetin e gangsterëve dhe të prodhojë tituj të tillë, si ky këtu, ku Klodian Rasha i paska drejtuar armën policisë. Ndërkohë që ngjarja është në hetim dhe nuk është gjetur asnjë armë në duart e Klodianit, tashmë të ndjerë.’
© SYRI.net