Gazetari investigativ zbulon ‘kurthin’: Si ia drodhën Kajmakut

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka reaguar pas arrestimit në Itali të ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, i cili u kap me 20 kilogram kokainë.

Në postimin e tij në Facebook, Hoxha zbulon dhe “kurthin” që iu ngrit Kajmakut për t’i marrë para.

 Ai theksoi se fillimisht i kërkuan që të financojë fushatë elektorale, më pas i thanë që të kandidojë për kryetar Bashkie, dhe në fund i kërkuan që të tërhiqet, duke i kujtuar të shkuarën e zezë.

Postimi i Hoxhës:

Eh hall i madh ç’e zuri Kajmakun e shkretë…

Po i ecte mirë trafiku, e morën vesh që kishte bërë para.

I ke të pista, I thanë. Nëse do t’i pastrosh, duhet të paguash fushatën elektorale dhe pastaj bëhesh biznesmen me letra…

Mira tha mavriu, pagoi fushatën, bleu mandatin e kryetarit.

Sapo nisi të pastronte paratë dhe të bëhej biznesmen me letra, e thirrën prapë dhe i kujtuan problemin e vjetër.

Po mirë tha Kajmaku, ju e dinit “xanxën” e vjetër edhe kur më thirrët për kryetar, pse nuk ma thatë që në atë kohë?!

Po më latë të harxhoja një dynja para për fushatën?!

Kur e panë se Kajmaku nisi ta besojë vertetë, që e kishte votuar populli, i thanë:

Kajmak do të ikësh me të mirë apo të fusim në burg?!

Pa ç’pa Kajmak mavriu, i pagoi ca para për avokatet, ca miliona të tjera për prokurorët dhe gjyqtarët. E la biznesllekun me letra dhe ju kthye zanatit të vjeter, punën që di të bëjë më mirë, narkotrafikun.

Tani që e kapën me 20 kg kokainë, në zanatin e vet, i kujtojnë se:”ja u kap ky narkotrafikanti që donte të bëhej biznesmen me letra”…

Prandaj mesazhi për gjithe “Kajmakët” e tjerë që merren me “tregeti fidanësh” në Bashkimin Europian është:

“Qendrojini larg politikes, sepse kjo rracë politikanësh që kemi ne, po e mori vesh se keni bërë pasuri, u merr jo vetëm paratë, fidanët dhe vazot e tyre, por u merr edhe bajgat e bagëtive që kanë brenda vazot e luleve….

Në foto: Kajmaku me “kryekajmakun” e qeverisë në zgjedhjet lokale 2019, kur Kajmaku ishte “burrë i ndershëm” dhe paratë e “tregëtisë së fidaneve” nuk ishin aq shumë të pista për te paguar fushaten elektorale…

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme