“Çfarë ka të përbashkët Shqipëria dhe Bari? Veç klimës dhe stilit të jetës, duket se edhe parkimin e gabuar”. Kështu e nis fjalën e tij gazetari italian, ku nga rrugët e Bllokut, ka sjell pamjet, ku një makinë ka parkuar në korsinë e biçikletës.
Në kamera është fokusuar edhe momenti, kur policia i afrohet, por shoferi ikën, duke kujtuar se i shpëtoi gjobës. Por si thuhet në videon e publikuar, duket se policët e kanë fotografuar targën, për t’ja dërguar gjobën në shtëpi.
Mesa duket jo vetëm shoferët e Barit e kanë këtë problem, por edhe ata të Tiranës, duke bërë tashmë xhiron e rrjetit edhe në mediat italiane.



