Gazetari Osman Stafa dorëzon në SPAK provat për mungesën e medikamenteve për kimioterapi në Onkologjik: Situatë e frikshme është edhe kontrabanda e ilaçeve

Gazetari i Neës24, Osman Stafa është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme për të dorëzuar prova në lidhje me mungesën e kimioterapive dhe medikamenteve të nevojshme për pacientët e sëmurë me tumore dhe kancer.


Ai ka shtuar se një kallëzim i bërë prej tij më parë në Prokurorinë e Tiranës, u përball me një vendim skandaloz për mos hetim të rastit.

Stafa u shpreh se e frikshme është edhe situata e krijuar me kontrabandën e ilaçeve, ku tregoi se kontrabandistët hyjnë në Onkologjik dhe u thonë mjekëve “më sill pacientë të blenë tek unë”.

“Të dhëna konkrete, i kërkova SPAK të disponojë dosjen e mungesës së kimiove për fëmijët. Bëra kallëzim në Prokurorinë e Tiranës por nuk u hetua si rast. Atje ka prova dhe dëshmi që flasin për mungesa të frikshme të mungesave të kimiove për fëmijët. Prokuroria e Tiranës mori një vendim skandaloz QSUT deklaron që ka edhe më shumë mungesa. Situatë e frikshme është edhe kontrabanda e ilaçeve. Kontrabandistët hyjnë në Onkologjik dhe u thonë mjekëve më sill pacientë të blenë tek unë, sepse kështu ka ndodhur. Mjekët duhet të marrin trajtim psikologjik sepse vdekja për ta është bërë normalistët”, tha ai para SPAK.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme