Gazetari serb akuzon Vucicin: I provokove shqiptarët, prandaj na i vunë taksat

Gazetari serb Slobodan Georgiev është goditur nga tabloidët serbë, meqë ka akuzuar kryetarin e Serbisë si fajtor pse Kosova i ka vënë taksat, transmeton Gazeta Metro.

Georgiev ka thënë se Vucic ia doli t’i provokojë shqiptarët, prandaj ata bëjnë veprime ‘të gabuara’.

“Politika e Serbisë ndaj kosovës ka bërë Prishtina të nisë luftën tregtare, e cila shpesh mund të jetë hyrje për ‘konflikte të armatosura’. Për fat të keq, ky është realiteti – Vucici ia ka dalë t’i ‘provokojë’ shqiptarët që të bëjnë veprime të gabuara, prandaj sot jemi buzë konfliktit”, ka shkruar Georgiev në Twitter.

Portali “Srbija danas” e akuzon gazetarin se po provon të bëhet ‘më i madh se Thaçi e Haradinaj’, dhe ta bind Djilasin (një opozitar serb) se nëse e marrin prapë pushtetin në Serbi, Prishtinës do t’ia bënin të mundur anëtarësimin në të gjitha organizatat relevante ndërkombëtare, me çka praktikisht di ta njihnin Kosovën./gazetametro.net

Slobodan Georgiev HQIJ@SlobaGeorgiev

Politika Srbije prema Kosovu dovela je do toga da Priština krene u trgovinski rat koji često može da bude uvod u “oružane sukobe”. Na žalost, to je danas realnost – Vučić je uspeo da “isprovocira” Albance da povuku pogrešne poteze, zato smo danas na ivici sukoba.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme