Gazetari serb e pyet Haradinajn nëse e ka vrarë ndokënd në luftë: Kjo është përgjigjja e tij

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë të dhënë për “happytv” serb, ka folur për çështje të ndryshme, që përfshijnë ngjarjet e para dhe pas luftës.

“Unë kam qenë pjesë e atyre që përkrahin marrëveshjet e arritura në Bruksel, mirëpo ndajë mendimin që Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe duhet të formohet vetëm konform me Kushtetutën e Kosovës. Deklaratat që kinse serbët po frikësohen që Asociacioni do të formohet në kontrollin e plotë të Prishtinës, nuk janë të sakta, sepse unë këtë nuk do ta quaja frikë” deklaron Haradinaj i pyetur për mënyrën e formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

Haradinaj në këtë intervisë thotë se pasi që Serbia nuk po e pranon Kosovën si shtet, ketu ekzistojnë dy pozicione, mirëpo sipas tij është vetëm një realitet, “realiteti është që shteti i Kosovës ekziston”, shton ai, transmeton lajmi.net.

Kryeministri ka folur edhe për situatën e krijuar pas arrestimit të Gjuriqit në Kosovë, si dhe prapaskenat e asaj dite, duke thënë që askush nuk është ndjerë mirë që ka ndodhur një gjë e tillë, dhe se ai e ka ditur që kjo do të rrjedhte në këtë mënyrë, ngase Gjuriq nuk kishte leje për të hyrë në territorin e Kosovës.

“Kam kërkuar nga ai në të gjitha mënyrat që ta shtyjë vizitën për një ditë më vonë, sepse atëherë do të kishte leje. Ai vetëm do të priste një ditë më shumë dhe gjithçka do të ishte në rregull”, tha Haradinaj.

Haradinaj u pyet edhe për kohën e luftës, dhe për “legjendat e zeza” të Haradinajt.

“Do të ishte normale nëse do të flisja për këtë çështje gjatë kohës së luftës kur të dy palët janë në konflikt. Por nuk e di pse kjo ka vazhduar edhe pas luftës”, thotë ai.

Madje ai u pyet edhe nëse e ka vrarë dikënd gjatë kohës së luftës.

“Nuk e di, ndoshta, lufta është luftë, unë kam veshur në mënyrë të ndërgjegjshme uniformën e UÇK-së, madje kam humbur edhe dy vëllezërit e mi për këtë uniformë, edhe ushtarët serbë e kanë menduar të njëjtën kur janë nisur për luftë. Nëse nuk je në gjendje ta bësh atë, atëherë s’ke pse hyn në konflikt”, ishte përgjigja e Haradinajt.

Në fund të intervistës, Haradinaj deklaroi se Serbët dhe Shqiptarët ka pasur kohëra që kanë luftuar edhe bashkë kundër një armiku.

“Nuk e di nëse ju e dini, mirëpo kur flasim për Betejën e Kosovës, duhet të tregojmë që edhe çetat shqiptare ishin të përfshira kundër një armiku, dhe as ata nuk ishin të lumtur për faktin që dikush po vinte nga larg në territorin e tyre”/Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme