Gazetari Slobodan Stupar “pështyn” popullin serb: Prindërit në Serbi janë kafshë!

Gazeta “Alo” ka publikuar sot njoftimin lidhur me një fjalim urrejtje edhe fyes të gazetarit Slobodan Stupar që cilësohet i preferuar i Gjilasit dhe që këtë bënë në secilën paraqitje publike, shkruan gazeta duke konstatuar se “ai luan sipas muzikës së Gjilasit”, transmeton “Bota Sot”.

Sipas “Alo” i preferuari i Gjilasit, Stupar në rrjetin social Twiter shkroi një status në të cilin fye të gjithë popullin serb.

“Nëse ka kaq shumë llum në Serbi, ndërsa arsimi bartet nga shtëpia, si është e mundur atëherë aq shumë prindër – kafshë të kenë sukses të ngritin kaq shumë llum? Duhet e gjithë kjo megjithatë të ketë nisur” shkroi gazetari Stupar.

Kjo nuk është hera e parë që gazetari Stupar fyen edhe lëndon popullin serb.

Të përkujtojmë se ish-korrespodenti shumëvjeçar i BBC dhe Al Xhazires, Slobodan Stupar kohë më parë si mysafir në televizionin e Gjilasit “Nova S” ka fyer Rusinë, por edhe qytetarët e Serbisë.

Ai në “Përshtypjen e javës” pa problem theksoi se Kosova është e Amerikës dhe se atje Serbia nuk ka asnjë të drejtë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme