Gazetarit të Al Jezeera i vritet e gjithë familja nga sulmet izraelite! Video bën xhiron e botës (Kujdes! Pamje të rënda)

Gruaja dhe dy fëmijët e gazetarit të Al Jazeeras, Wael Al-Dahdouh, u vranë në një sulm ajror izraelit në shtëpinë  ku ata po strehoheshin në Gaza, siç raporton Al Jazeera.

Pak para se të konfirmohej vdekja e tyre, Dahdouh, në fakt, raportonte drejtpërdrejt për sulmet izraelite në zonë.

Ai tha se familja u godit në pjesën jugore të Rripit të Gazës, ku ata kishin udhëtuar pasi kishin evakuuar shtëpinë e tyre në pjesën veriore pas urdhrave të Izraelit.

Familja po qëndronte në një kamp refugjatësh në Nuseirat.

Duke folur pas lajmit për vdekjen e anëtarëve të familjes së tij,  Dahdouh tha: “… një tragjedi e madhe është kryer kundër grave dhe fëmijëve… jo më pak se një fatkeqësi.”

“Numër i madh i shtëpive të njerëzve po bombardohen. Megjithatë, ky është një zakon i pushtimit izraelit. Por, në fund të fundit, ne jemi në këtë tokë. Ky është fati ynë… ky është ynë fati dhe kjo është zgjedhja jonë dhe ky është durimi ynë… dhe ne nuk do të devijojmë nga kjo rrugë.”

Dahdouh, 53 vjeç, është gazetar i njohur që ka mbuluar konfliktet e armatosura në zonë, duke ndihmuar në transmetimin e drejtpërdrejtë të imazheve të luftës në Gaza.

Djali i tij Mahmoud ishte 15 vjeç, dhe vajza e tij Sham ishte shtatë vjeç, raportoi Al Jazeera.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme