Gazetarja e famshme amerikane ndjek revoltën e qytetarëve dhe shpërndan pamjet e News24: Protesta është e gjallë në ditën e 130-të

Gazetarja e famshme amerikane, Isa Soares ka ndarë në rrjetet sociale një pamje të protestës së mbrëmjes së kaluar në Shqipëri, të cilën e ka ndjekur përmes transmetimit në ekranin e televizionit më të madh informativ në vend, News24.

Në postimin e saj në llogarinë e Instagram-it, gazetarja e CNN America, Isa Soares, shkruan: “Në Shqipëri, protestuesit vazhdojnë të dalin dhe të ngrenë zërin… #Dita130”, duke shoqëruar mesazhin me pamje nga protesta e shënuar si “Dita 130”.

Postimi i gazetares së njohur sjell në vëmendje vijimin e protestave dhe pjesëmarrjen e qytetarëve, ndërsa pamjet tregojnë një numër të konsiderueshëm protestuesish në rrugët e Tiranës, tanimë prej rreth 4 muajsh.

The post Gazetarja e famshme amerikane ndjek revoltën e qytetarëve dhe shpërndan pamjet e News24: Protesta është e gjallë në ditën e 130-të appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme