Gazetarja e njohur, bëhet pjesë e Qeverisë ‘Haradinaj’

Gazetarja e njohur kosovar, Liridona Lluka pas 17 vitesh largohet nga gazetaria. Dona nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka parlajmëruar se do t’i bashkohet qeverisë “Haradinaj”, respektivisht Ministrisë së Integrimeve Evropiane.

“Me shumë përgjegjësi dhe vullnet kam pranuar postin e këshilltares politike ne Ministrinë e Integrimit Evropian. Falenderoj ministren znj.Dhurata Hoxha për besimin që më ka dhënë. Është nder dhe përgjegjësi të punoj me ministren Hoxha dhe pjesën tjetër të ekipit të saj. Bashkë, do të bëjmë më të mirën për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Punën time si gazetare, e nisa 17 vjet më parë, në KohaVision, për të vazhduar pastaj në RTV Dukagjini, deri sot, në ditën time të fundit në këtë medium.

Gati dy dekada, që kur ky rrugëtim i imi nisi në fakultetin, “Faik Konica”,për të vazhduar pastaj edhe me nivelin master per Gazetari dhe Komunikim Masive në kolegjin AAB, prej nga pata fatin të njoh miq gazetar/e më të cilët ushtruam këtë profesion në përiudhën më të rëndësishme të ndërtimit të shtetit të Kosovës. Kujtimet më të mira do të më mbesin nga këto vite që po lë pas. Me shumë vullent dhe jo me pak sfida, e kam kryer punen e gazetarit prej vitit 2000 kur isha vetëm 18 vjeçe deri me sot, rrafsh 17 vjet në gazetari. Por si çdo fillim që e ka një fund, edhe zanatit tim i erdhi koha ta lë për gjeneratat tjera qe uroj ta bëjnë me dëshirë, sepse gazetaria të sjell përmbushje, knaqësi, pervojë e shumë njohuri.

Nga sot, unë nuk do të jem më pjesë e RTV Dukagjinit, ku shërbeva për afër 14 vjet, me përkushtim dhe dashuri të madhe për këtë profesion. Falenderoj përzemërsisht gjithë stafin për bashkëpunimin, dashurinë dhe momentet e paharruara qe kemi kaluar, duke i kaluar bashkë edhe sfidat më të mëdha.

Me shumë përgjegjësi dhe vullnet kam pranuar postin e këshilltares politike ne Ministrinë e Integrimit Evropian. Falenderoj ministren znj.Dhurata Hoxha për besimin që më ka dhënë. Është nder dhe përgjegjësi të punoj me ministren Hoxha dhe pjesën tjetër të ekipit të saj. Bashkë, do të bëjmë më të mirën për qytetarët e Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme