Gazetarja ukrainase hapë në Prishtinë ekspozitën me artin “Petrykivka”

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës është hapur ekspozita personale me piktura të gazetares ukrainase Lyudmila Makey, e cila po qëndron në Kosovë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, raporton Anadolu.

Ekspozita “Bright on Black” (Dritë në errësirë) e gazetares ukrainase është bërë me stilin tradicional “Petrykivka”, duke ndërthurur estetikën popullore ukrainase me një vizion modern artistik.

Vepra i dedikohet Ukrainës, ku lufta e madhe ruso-ukrainase po vazhdon prej katër vjetësh.

Gazetarja Makey, tha para të pranishmëve se e filloi këtë art aksidentalisht para 10 vjetësh, në shtëpinë e saj në Ukrainë.

“Isha vetëm e interesuar të provoj të pikturoj në mënyrën se si pikturonin gjyshet tona para më shumë se 100 vjetësh. Dhe, që atëherë pikturimi është bërë hobi im”, thotë ajo.

Makey tha se nganjëherë dëshiron të eksplorojë me punën e saj artistike, duke pikturuar me gisht, në vend të brushës.

“Pas çdo granatimi dhe bombardimi në qytetet dhe fshatrat ukrainase kam një gropë të madhe të zezë në shpirtin tim, ndërsa Petrykivka më ndihmon të rigjenerohem, të vij përsëri tek të gjitha ngjyrat e ylberit dhe bëhet ëndrra ime për një Ukrainë të rikuperuar”, thotë gazetarja.

Arti dekorativ tradicional nga Ukraina “Petrykivka” është pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit nga UNESCO, që nga viti 2013.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme